COVID-19

Para nesh është sezoni i mrekullueshëm i dimrit në Resortin Mavrovë, me plotë argëtim, rekreacion dhe pushim. Një gjë është me shumë rëndësi, më konkretisht siguria dhe shëndeti i mysafirëve tanë. Prandaj respektoni rreptësishtë protokollet përkatëse që janë paraparë mbrojtje dhe parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

 

COVID19

 

Masat që vlejnë në Qendrën e skijimit 
    • Gjatë përdorimit të teleferikut dhe ashensorëve të skijimit, gjatë pritjes në radhë, vizitorët duhet të mbajnë distancë prej dy metra. Vizitorët detyrohen të mbajnë maska gjatë përdorimit të teleferikut dhe ashensorëve të skijimit.
    • Qendra detyrohet të sigurojë prezencën e punonjësve të shërbimit të sigurisë, të cilët do të kujdesen për radhën, disiplinën dhe distancën midis vizitorëve dhe për përdorimin e maskave para përdorimit të teleferikut dhe ashensorëve të skijimit. 
    • Qendra e skijimit do të bëj dezinfektimin e rregullt të teleferikut dhe ashensorëve të skijimit. 
    • Para çdo teleferiku, ashensori, pikë shitjeje dhe çdo vend pushimi duhet vendosur pikë e posaçme për dezinfektimin e duarve. 
    • Punonjësit e Qendrës së skijimit detyrohen të mbajnë maska. 
 
Blerja e biletave të skijimit 
    • Vizitorët kanë mundësi të blejnë karta skijimi, me mundësi për rimbushjen e tyre në formë elektronike/on-line. 
    • Midis punonjësit të biletarisë dhe vizitorit duhet të ketë barrierë fizike, me një hapje për blerjen e biletave.
    • Gjatë blerjes së biletave, vizitorët detyrohen të mbajnë maska. 
    • Qendra detyrohet të sigurojë prezencën e punonjësve të shërbimit të sigurisë, të cilët do të kujdesen për radhën, disiplinën dhe distancën midis vizitorëve dhe për përdorimin e maskave gjatë kohës së pritjes në radhë për të blerë biletë. 

Shkolla e skijimit dhe pajisjet e skijimit 
    • Angazhimi i instruktorit të skijimit ose marrja me qira e pajisjeve të skijimit mund të bëhet on-line ose me telefon (në distancë).
    • Instruktorët e skijimit mund të mbajnë orë/leksione skijimi në grupe me maksimum katër persona.
    • Pajiset e skijimit dezinfektohen pas çdo përdorimi.


Funksionimi i lokaleve 
    • Kufizohet puna e lokaleve, më konkretisht ato mund të punojnë vetëm në ambiente të hapura.  
    • Gjatë funksionimit të lokaleve lejohet vetëm shitja në sportel, me përdorimin e gotave, pirunëve dhe pjatave plastike për një përdorim.

Transporti 
 ◦ Transporti në Qendrën e skijimit zhvillohet në mbn[shtetje të rekomandimeve dhe protokolleve për realizimin e transportit publik.

COVID19

Masat brenda hotelit 

    • Vizitorët dhe punonjësit e hotelit detyrohen të mbajnë maska. 
    • Vizitorët recepcionit duhet t’i drejtohen një nga një ose në një numër që varësisht sipërfaqes dhe rregullimit të ambientit do të pengojë kontaktin fizik dhe mbajtjen e distancës së nevojshme, ndërsa për personat që presin në radhë duhen vendosur shenja drejtimi në dysheme ose karrige për kufizimin e lëvizjes.
    • Vizitorët të këshillohen lidhur me nevojën e paraqitjes së kohës së daljes nga hoteli (check out), me qëllim përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm dhe shkurtimin e kohës së qëndrimit para recepcionit. 
    • Ofruesit e shërbimeve duhet t’i heqin sendet që i prekin shumë vizitorë, siç janë lodrat dhe revistat.
    • Vizitorët bashkë me çelësin do të fitojnë edhe këshilla mbrojtjeje dhe protokoll lidhur me qëndrimin, që është definuar nga një ekip i posaçëm i hotelit. 
    • Pagesa bëhet me kartë krediti, si një masë sigurie, me qëllim që të zvogëlohet rreziku i transmetimit të infeksionit.

Masat që vlejnë në restorant 
    • Nuk lejohet shërbimi i ushqimeve në tryezë suedeze.
    • Nuk lejohet shërbimi i mysafirëve në këmbë në banak ose në tavolina dhe në këmbë. 
    • Distanca e karrigeve të tavolinave të tjera duhet të jetë 1,5 deri në 2 metra.
    • Numri maksimal i personave të ulur në një tavolinë kufizohet në 4 persona.
 


COVID19

Rekomandime për klientët 
    • Të respektojnë udhëzimet e personelit lidhur me mbajtjen e distancës, vendosjen e bagazhit dhe gardërobës, mënyrën e ofrimit të shërbimeve, përdorimin e pajisjeve, përdorimin e tualeteve dhe pagimin e shërbimeve të ofruara.
    • Duhen kufizuar mbledhjet e më shumë personave në një vend, duke respektuar distancën fizike. 
    • Brenda objektit të akomodimit, përveç respektimit të distancës fizike si rezultat të pandemisë, duhet mbajtur maskë ose gjëra të tjera që do të mbulojnë gojën dhe hundën (shall, shami, etj.).
    • Mysafirët duhet të kujdesen për higjienën e duarve,  duke përdorur sapun dhe ujë ose me dezinfektim, pas kontaktit me çdo lloj sipërfaqe të papastër.