s

Ski

ас

Skijim Alpik

Skijimi alpik është prioritet i madhë në Ski qendrën Mavrovë. Me dekada është e njohur si “zemra e skijimit Alpik” e cila jep magji për skijuesit entuziast vit mbas viti, dimër pas dimri. Tradicioni dhe modernizimi, identiteti dhe inovimi janë gërshetuar me harmonizim mes vitesh në Ski Mavrovë, me ski shtigje aventuristike të cilët shtigje bëjn që zemrat e skijuesve të rrah më fortë dhe më shpejtë, njëkohësisht duke garantuar pushim dhe skijim të relaksuar në zemrën e masivit të Bistrës.

Mos harroni që skijimi natën është poashtu në dispozicion në shtigjet tona gjatë fundjavës, më saktë të premten dhe të shtunen nga 19.00 – 22.00  

Tradicionalisht gjatë viteve në Ski Mavrovë janë organizuar gara të ndryshme oficiale kombëtare,  regjionale si dhe europiane të cilat bëjnë Mavrovën edhe më sfiduese me çka vëndohet në “patjetër për tu vizituar” – “must visit” – listën e ski resorteve botërore.
 

нс

Skijim Nordik / Cross Country – Skijim

Cross-country ose skijimi Nordik nuk është vetëm një mënyrë e të qenurit fit, por edhe në nga sportet më të mira me të cilën zbulohet terreni magjik i paprekur në Bistra. Nëse jeni duke kërkuar një mënyre totalisht ndryshe për të rrëshqitur nëpër peizazhin me borë dhe për tu kënaqur në qetësinë absolute, ne ju rekomandojmë skijimin cross-country.

Ski qendra Mavrovë ofron 30 kilometra cross-country shtigje për skijim, nga të cilët “Mirna Dolina” (Ultësira e qetë) është më e famshmja ku poashtu “Mavrovski Memorijal” gara tradicionale si dhe Balkan Cup-i prestigjoz janë mbajtur (një nga kampionatët më të vjetër në regjionin dhe Europë).

 

ст

Ski Touring

-E Shërbyer Mirë Kur Meritohet Well Served When Deserved- 

Natyrë e paprekur, bukuritë e borës së thellë dhe mundësitë e pafund presin për skijuesit. Masivi Bistra ka disa maje më të larta se 2.000 metra, me çka ofron terren të madh për të hulumtuar dhe konsumuar.

Ski qendra Mavrovë përkrahë zhvillimin e ski touring kulturës, mirëpo praktikimi i ski touring në shtigjet skijuese të cilat janë të hapura është e ndaluar gjatë ditës së skijimit përshkak shkaqeve të sigurisë. Jini të vetëdijshëm që në pistën e zezë Korja – njëulëshe dhe Mavrovë 1 dhe 2 pas orarit të punës, pastruesit e borës / rrafshuesit / zbutësit, janë konstant në punë me vinça kabllore përshkak të shmangies të ndonjë situatë të rrezikshme.
Ski guidat tanë të trajnuar mirë mund ti dërgojnë mund ti dërgojnë entuziastët të jashtë pistave në vendet më pamje më të bukura dhe lokacione sekrete jashtë rutave normale. Na shënoni në: backcountry@skimavrovo.com për më shumë informata.