Politika e privatësisë

Privatësia dhe siguria e të dhënave tuaja për ne janë me një rëndësi të madhe. Pa dallim nëse rezervoni një dhomë ose jeni anëtar i Programit tonë të lojalitetit, ne duam të besoni se të dhënat që na i mundësoni ruhen drejtë dhe janë të sigurta.

Kjo Politikë privatësie është përgatitur me qëllim që të sqarojmë më shumë rreth nesh dhe si i mbledhim dhe administrojmë të dhënat Tuaja.

Kush jemi ne

Këtë Politikë privatësie e lëshon K.A.K. SHPK Shkup dhe përfshin HoteletBistra, Sport dhe Lloxh (që bashkë quhen „K.A.K. SHPK Shkup“, „ne“, „neve“ ose „tonë/jonë“ me këtë Politikë privatësie) dhe përfshin të dhënat që ne i mbledhim dhe përdorim në kuadër të aktiviteteve tona afariste.

Të dhënat personale që i mbledhim dhe mënyra në të cilën i përdorim

Ne mbledhim dhe përdorim të dhëna personale nëse do të bëni rezervim me ndihmën e sistemit tonë të rezervimit, me të cilin na dërgoni kërkesë për rezervim, qëndroni në hoteletBistra, Sport ose Lloxh ose merrni pjesë në Programin tonë të lojalitetit. Ne në përgjithësi i mbledhim këto të dhëna direkt nga Ju, por në raste të caktuara të dhënat Tuaja mund t’i fitojmë nga burime të tjera. Për shembull, ne kohë pas kohe bëjmë promocione në rrjetet sociale, ku i lusim përdoruesit e rrjeteve sociale të sugjerojnë miqtë e tyre, me qëllim përdorimin ose fitimin e lehtësimeve të shërbimeve që i ofrojnë K.A.K. SHPK Shkup. Në raste të tilla, ne gjithmonë i lusim përdoruesit të sigurohen se çdo person i sugjeruar është i gatshëm të na i dorëzojë të dhënat e tij personale dhe të këshillojnë miqtë të lexojnë këtë Politikë privatësie, nëse duan të mësojnë më shumë lidhur me mënyrën e përdorimit të të dhënave të tyre. 

Ju nuk jeni të detyruar të na i dorëzoni të dhënat Tuaja, megjithëse në raste të caktuara, nëse nuk do të bëni një gjë të tillë, nuk do të jeni në gjendje t’i përdorni shërbimet tona. Për shembull, ndoshta nuk do të jeni në gjendje të kompletoni rezervimin që doni ta bëni ose ndoshta nuk do të jeni në gjendje të merrni pjesë në Programin tonë të lojalitetit.

Nëse bëni rezervim ose qëndroni në hoteletBistra, Sport ose Lloxh 

Të dhënat që i mbledhim:Ne mbledhim të dhënat Tuaja në rastet kur bëni rezervim, me ndihmën e sistemit tonë të rezervimeve ose qëndroni në hotel. Të dhënat e mbledhura gjatë kohës së rezervimit dhe gjatë kohës së qëndrimit në hotel mund të përfshijnë elementet më poshtë:

  • Emrin dhe mbiemrin Tuaj, adresën elektronike, adresën e shtëpisë, numrin e telefonit, shtetësinë dhe të dhëna për kartelat bankare; 
  • Të dhëna lidhur me anëtarësimin Tuaj në Programin tonë të lojalitetit.

Këto të dhëna mund të jenë të kapshme kur do të bëni rezervim me ndihmën e sistemit tonë të rezervimeve ose direkt në hotel. Në raste të caktuara, ne këto të dhëna i fitojmë nga palë të treta, për shembull, nëse do të rezervoni me ndihmën e një agjencie turistike on-line.

Si i përdorim këto të dhëna: Ne i përdorim të dhënat e fituara nga Ju, para së gjithash, për të plotësuar rezervimin Tuaj për të qëndruar në hotel dhe për të plotësuar detyrime të caktuara ligjore. Para qëndrimit Tuaj në hotel, kjo mund të përfshij dërgimin e të dhënave Tuaja në hotel ose dërgimin e mesazheve për nevojat Tuaja, para qëndrimit në hotel. Pas qëndrimit Tuaj në hotel, ne gjithashtu mund t’ju dërgojmë mesazhe dhe anketa lidhur me nivelin e kënaqësisë, që të fitojmë të dhëna kthyese për përvojën Tuaj.

Në raste të caktuara dhe nëse do të fitojmë pëlqimin Tuaj, ne do t’ju dërgojmë mesazhe marketingu lidhur me promocione dhe risi të caktuara, për të cilat mendojmë se do të jenë relevante për Ju.

Nëse do të përfshiheni në Programin e lojalitetit

Të dhënat që i mbledhim: Ne mbledhim të dhënat Tuaja me qëllim anëtarisimin në Programin tonë të lojalitetit. Të dhënat e mbledhura gjatë kohës së anëtarësimit ose pjesëmarrjes në këto programe mund të përfshijnë si më poshtë vijon:

  • Emrin dhe mbiemrin Tuaj, adresën elektronike, adresën e shtëpisë, numrin e telefonit.

Si i përdorim këto të dhëna: Ne i përdorim të dhënat Tuaja për të realizuar dhe siguruar shërbime lidhur me Programin tonë të lojalitetit. Ne gjithashtu të dhënat Tuaja i përdorim edhe për të plotësuar detyrime të caktuara ligjore. 

Baza ligjore e përdorimit të të dhënave Tuaja personale 

Ne kemi për detyrë t’i mbledhim dhe përdorim të dhënat Tuaja në bazë ë rregullave ligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave.

Ne do t’i mbledhim, përdorim dhe shkëmbejmë të dhënat Tuaja vetëm nëse do të jeni të sigurtë se kemi një bazë ligjore adekuate për një gjë të tillë.

Një gjë e tillë mund të ndodh për arsyet më poshtë:

  • sepse Ju keni dhënë pëlqimin për përdorimin e të dhënave Tuaja personale; 
  • sepse përdorimi i të dhënave Tuaja nga ana jonë nevojitet për të realizuar kontratën e lidhur me Ju, si për shembull, rezervimi dhe administrimi i rezervimit Tuaj dhe realizimi dhe ofrimi i shërbimeve që kanë të bëjnë me Programin tonë të lojalitetit, në mbështetje të kushteve të kontratës që kemi lidhur me Ju; 
  • sepse përdorimi i të dhënave Tuaja nga ana jonë nevojitet për të përmbushur detyrimet që i kemi ndaj organeve tona rregullatore, organeve për zbatimin e ligjit ose për përmbushjen e detyrimeve tona të tjera ligjore; 
  • sepse përdorimi i të dhënave Tuaja nga ana jonë është në interesin tonë legjitim, si për shembull, për të realizuar, përmirësuar dhe informuar lidhur me shërbimet tona - në një rast të tillë ne do të kujdesemi që të dhënat Tuaja në çdo kohë dhe në një mënyrë proporcionale të respektohen të drejtat Tuaja të privatësisë dhe e drejta Juaj e ankesës.

Cookies

Çfarë janë cookies:Cookies janë një lloj pakete me të dhëna që i përdorin sereverët për të dërguar të dhëna për statusin tek shfletuesi i përdoruesit dhe të kthejë të dhënat për statusin në serverin origjinal me ndihmën e të njëjtit shfletues. Në bazë të këtij modeli të dhënat përshtaten me nevojat Tuaja dhe mënyrën në të cilën zakonisht Ju përdorni Internetin. Vetë cookies nuk mund të përdoren për të zbuluar identitetin Tuaj pa u lidhur me një identifikues tjetër që mund t’ju identifikojë. Me cookies identifikohet pajisja të cilën e përdorni.

Si i mbojmë të dhënat Tuaja? 

Ne jemi përkushtuar në mbrojtjen e besimit dhe sigurinë e të dhënave që na i mundësoni. Për këtë qëllim, ne përdorim masa teknike dhe organizative për mbrojtje nga çfarëdo lloji aksesi të paautorizuar, zbulimi, dëmtimi ose humbjeje të të dhënave Tuaja. Asnjëherë nuk mund të garantohet se mbledhja, transferimi dhe depozitimi i të dhënave do të jetë plotësisht e sigurtë, megjithatë ne marrim masa për të siguruar se janë implementuar masa sigurie adekuate për mbrojtjen e të dhënave Tuaja, në mbështetje të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, por edhe në përputhje me Rregullativën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale (GDPR).

Kontrollimi i të dhënave Tuaja

Ne duam të sigurohemi se Ju i keni në dispozicion veglat e nevojshme për të kontrolluar të dhënat që na i mundësoni, përfshirë edhe mënyrën në të cilën komunikoni me ne. Nëse doni të kërkoni një pasqyrë, korrigjim, kufizim ose fshirje të të dhënave personale, Ju lutemi klikoni KËTU. Me kërkesën Tuaj, Ju lutemi të sqaroni cilat të dhëna doni t’i shfletoni, korrigjoni, kufizoni ose fshini. Në mbështetje të rregullave ligjore, ne do t’ju njoftojmë në një afat sa më të shkurtër.

Fëmijët

Ueb faqet tona nuk janë paraparë për fëmijët dhe ne qëllimisht nuk kërkojmë dhe nuk mbledhim të dhëna personale nga personat nën moshën 18-vjeçe. Nëse do të mësojmë ose në çfarëdo lloj mënyre do të informohemi se janë siguruar të dhëna personale të një personi të mitur, ne do të marrim të gjitha masat e mundshme për të fshirë të dhënat përkatëse. 

Ruajtja e të dhënave Tuaja në sistemet tona

Ne zakonisht i ruajmë të dhënat Tuaja për një afat kohor që përputhet me arsyet e sqaruara me këtë Politikë privatësie. 

Ndryshimi i Politikës së privatësisë

K.A.K. SHPK Shkup ka të drejtë të azhurnojë këtë Politikë privatësie lidhur me të dhënat personale në çdo kohë. Kur do të bëjmë një gjë të tillë, ne do të publikojmë njoftim në faqen e Internetit dhe do të revidojmë datën e azhurnimit në fund të kësaj faqeje.