Купи карта онлајн

Biciklizmi

Biciklizmi malor është konsideruar si sporti rekreacional ideal për entuziastët e sporteve dimërore. Forcon këmbët dhe muskujt e barkut si dhe rrit kondicionin. Nuk është vetëm një lloj i stërvitjes, është i dobishëm për trurin dhe shëndetin psiqik.

Gjatë qëndrimit në Mavrovë, ndodheni në zemrën e parkut kombëtar dhe nuk është e rëndësishme se cilën rrugë po e merrni, çdonjëra prej tyre është piktoreske.

Çiklizmi malorë është për të përjetuar diçka të re në ndërkohë duke marrë forcë nga të qenit në mes të peizazhit malor mbresëlënës. Mundësitë në Mavrovë janë pothuajse pafund, rrugët janë të larmishme dhe të ndryshme, ato mund të jenëpër fillestarë si dhe sfiduese poashtu dhe shtigje për çiklizëm malor (mountain biking) për dashamirët e adrenalinit. Mos harroni që përshëndetni barinjët, ti përkëdhelni qentë dhe të bëni fotografi me delet të cilët shëtisin rreth peizazhit madhështor të masifit të Bistrës.
Liqeni i Mavrovës nga ana tjetër jep mundësi për çiklizëm, duke bërë xhiro rreth liqenit. Rruga që rrethon liqenin fsheh pamje të mahnitshme të liqenit dhe maleve përreth, veçanërisht në perëndim të diellit.

Nëse ke nevojë për më shumë informata për rrugët ose touret me guidë, mund të na kontaktoni në
info@skimavrovo.com .