#BREATHEMAVROVO

I përbërë nga tre hotele: Hotel Bistra, Hotel Sport dhe Hotel Lodge, Resort Mavrovo është një nga destinacionet me të vjetra në Maqedoninë e Veriut dhe një nga destinacionet më prestigjoze të sporteve dimërore në Maqedoninë e Veriut.

Lehtë i arritshëm për fillestarët por edhe sfidues për skiatorët profesionistë, vendpushim mirë i njohur dhe me akomodim të cilësisë së lartë si dhe shërbime kualitative, Resort Mavrovo është i përshtatshëm si për ata me aftësi të ulta për skijim si dhe për profesionistët, me gamë të gjërë të ski shtigjeve do të thotë se mund të kujdeset me sukses për të gjithe entuziastët e sporteve dimërore.

Misterioze dhe romantike, Resorti Mavrova së bashku me liqenin artificial dhe bukuritë natyrore të malit strehohen nën kodrat e malit Korab në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut.


Fshati Mavrovo është i famshëm me shekuj, nga mikpritja në të kaluarën dhe nga Qendra e skijimit nga viti në vit. Fshati Mavrovo ndodhet në një lartësi prej 1.300m deri në 1.900m (që dmth reshjet e borës janë të sigurta) rrezë malit Bistra, me një mikroklimë lokale, e cila vazhdimisht ka pasur reshje bore të akumuluar më shumë se tre metra e gjysmë gjatë stinëve të dimrit në shtigjet e epërme të skijimit, duke e bërë Resort Mavrovo një zgjedhje fantastike për këdo që planifikon skijimin gjatë dimrit, veçanërisht me investimin e sistemit artificial për bërjen e borës prej 1.6 milion eurosh, bora është e garantuar gjatë sezonit të dimrit, po edhe më herët.

Personel të trajnuar, i cili kujdeset për Resortin, profesionistë me gjashtë ratrakë(groomerë), ski patrollën, ekip mjekësor në dispozicion 24/7 dhe ambulancën etj, të gjithë në një vend kështu që vizitorët e Resort Mavrovo kanë përvojën më të mirë që mund të kenë.

Me një gjatësi totale prej 5.000 metrash shtigje të skijimit Resort Mavrovo u jep mundësi entuziastëve të borës dhe sporteve dimërore, fillestarë e profesionistë, në kategorinë alpine dhe nordike të skijimit mundësi të shkëlqyeshme të skijimit si dhe dhe për ata që shijojnë pak më shumë adrenalinë edhe skijim të natës gjatë çdo fundjave.

Kur të vijë pranvera, Resort Mavrovo e ndryshon imazhin e tij në një kënd tjetër të lojrave, zonat e skijimit bëhen shtigje perfekte për shëtitje dhe çiklizëm malor, ndërsa fshati Mavrovë mban skenën e saj të mikpritjes dhe përgatitjes së ushqimeve më të shijshme. Me evente të ndryshme të mëdha që organizohen në Resortin tonë, festivale, teambuilding aktivitete gjatë gjithë vitit, Resorti Mavrovë ka shumeçka për të ofruar për të gjithë jo vetëm gjatë sezonit dimërorë, por edhe në pranverë, verë dhe vjeshtë.

Ikni nga e zakonshmja, ne ju presim në Mavrovë.